Erdogan: "Koalicionet nuk i sjellin dobi vendit"

Presidenti Erdogan gjithashtu deklaroi se është kundër një qeverie të përhershme të pakicave.

Erdogan: "Koalicionet nuk i sjellin dobi vendit"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan duke e bërë të ditur se koalicioni nuk do ti sjell dobi vendit, deklaroi se është kundër një qeverie të përhershme të pakicave.

Duke kaluar me avion nga Kina për në Indonezi, Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës ku në mes tjerash tha se jetëgjatësia e një qeverie të koalicionit në Turqi ka qenë 3 vjet e gjysmë.

“Në qoftë se nga bisedimet për formimin e qeverisë së koalicionit del ndonjë rezultat pozitiv atëherë është në rregull, nëse jo atëherë do të ishte mirë që të aplikojmë tek vullneti kombëtar që populli të vendos sërish dhe të dalim sa më shpejtë nga kjo situatë”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Duke i bërë një vlerësim edhe keqpërdorimit të procesit të zgjidhjes së problemit të terrorit në vend dhe ndikimit të tij në zgjedhjet e përgjithshme, Presidenti Erdogan tha se “Fatkeqësisht kishte të tillë që kanë keqpërdorur procesin e zgjidhjeve të problemit të terrorit në vend, kemi paguar një çmim të rëndë në zgjedhjet e fundit. Pretendimet se në kutitë e votimit nuk kishte kërcënime dhe nuk ka pasur probleme nuk janë të vërteta”.

Presidenti Erdogan ndau me gazetarët edhe detajet e takimit me përfaqësuesit e komunitetit myslimanë të Kinës ku tha se “është informuar se janë të qetë për nga aspekti i kryerjes së riteve fetare”.

Erdogan tha se gjatë takimeve në rend të ditës ka qenë edhe Rajoni Autonom Ujgur i Sinkiangut ndërsa shtoi se “Ne jemi kundër çdo lëvizjeje që si objektiv merr unitetin dhe solidaritetin e Republikës Popullore të Kinës dhe në këtë mënyrë e bëmë të ditur se nuk kemi mendim të ndryshëm nga RP e Kinës në lidhje me këtë çështje”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme