Çavusoglu: Sulme terroriste pavarësisht Procesit të Zgjidhjes

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizoi sot një bisedë telefonike me homologun danez, Kristian Jensen.

Çavusoglu: Sulme terroriste pavarësisht Procesit të Zgjidhjes

Pika kryesore e agjendës së bisedës telefonike ishte lufta kundër organizatave terroriste DAESH dhe PKK.

Sipas informacioneve me burim Ministrinë e Punëve të Jashtme në Ankara, shefi i diplomacisë turke i ka telefonuar ministrit të Jashtëm të Danimarkës, Kristian Jensen, për ta uruar për detyrën e re.

Çavusoglu e informoi Jensenin rreth zhvillimeve aktuale në Siri dhe luftën antiterror me organizatat PKK e DAESH.

Ai u ndal gjithashtu mbi përpjekjet e bëra në lidhje me Procesin e Zgjidhjes për t’i dhënë fund terrorit në Turqi, duke theksuar se sulmet terroriste kundër forcave turke të sigurisë vazhdojnë pavarësisht të gjitha këtyre nismave për eliminimin e terrorit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme