Turqi – Operacionet do të vazhdojnë për sa kohë ka kërcënim

Kryeministri Ahmet Davutollu në vlerësimin që i bëri valës së dytë të operacionit ajror tha se në kuadër të luftës me terrorin operacionet në fjalë do të vazhdojnë për sa kohë do të jetë prezent edhe kërcënimi ndaj Turqisë.

Turqi – Operacionet do të vazhdojnë për sa kohë ka kërcënim

Kryeministri Ahmet Davutollu në vlerësimin që i bëri valës së dytë të operacionit ajror tha se në kuadër të luftës me terrorin operacionet në fjalë do të vazhdojnë.

Kryeministri Davutollu tha se ushtria kishte realizuar një operacion të suksesshëm kundër DAESH-it dhe PKK-së. “Jam i kënaqur që objektivat janë asgjësuar me një sukses të madh”, u shpreh shefi i ekzekutivit turk.

Davutollu sqaroi se operacioni nuk është një operacion i përqendruar vetëm në një objektiv të caktuar, kemi të bëjmë me një proces, i cili do të vazhdojë për kohë që do të jetë prezent edhe kërcënimi ndaj Turqisë.operacioni kunder ISIS

Kryeministri në detyrë bëri publik edhe bilancin e operacioneve që janë kryer brenda Turqisë kundër elementëve që kanë pasur lidhje me organizatat terroriste DAESH, PKK dhe DHKP/C.

“Deri më tani janë arrestuar 590 elementë potencialë kërcënues për shkak të lidhjeve që kanë pasur me organizatat terroriste”, sqaroi Davutollu.

Kryeministri në detyrë përsëriti edhe një herë thirrjen drejtuar partive politike për një “Deklaratë të Përbashkët”, duke i ndezur dritën jeshile propozimit të Partisë Popullore Republikane (CHP) për ta thirrur Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme.operacion antiterror

“Në mundësinë më të madhe seanca do të mbahet ditën e mërkurë dhe ne do të kemi rastin që të informojmë deputetët në lidhje me këto operacione”, - u shpreh Davutollu.

Në deklaratat e tij Davutollu u ndal edhe në punimet që vazhdojnë për ‘Procesin e Zgjidhjes’. “Nuk ka asnjë lëshim në lidhje me vazhdimin e procesit. Bashkëbiseduesit e palës tjetër mund të ndryshojnë, por objektivi mbetet po ai”, - tha Davutollu.

Davutollu kritikoi edhe qëndrimin e partisë filokurde, HDP, me motivin se kjo forcë politike nuk e ka dënuar ende aktin e shëmtuar të vrasjes së dy policëve turq. “Tani ka ardhur koha për të marrë një vendim. Armët apo Demokracia”, u shpreh shefi i ekzekutivit turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme