Turqia dënon vendimin e Parlamentit të Belgjikës

Turqia ka dënuar me forcë projektrezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Turqia dënon vendimin e Parlamentit të Belgjikës

“Me këtë vendim vendi ynë është akuzuar edhe një herë nga ana e Belgjikës. Të vërtetat historike janë shtrembëruar dhe drejtësia është nëpërkëmbur edhe njëherë”, vijon komunikata.

Ky vendim, i cili shpërfill memorien e popullit turk, dënohen me forcë, thekson deklarata, dhe vijon kështu: “vendimi përbën hallkën e fundit të aktivitetit që është shndërruar në një fushatë shpifjesh ndaj identitetit dhe historisë turke”.

Vendimi i marrë është pritur me keqardhje të madhe nga komuniteti turk i Belgjikës, nënvizon deklarata, ndërsa shton se një vendim i tillë i parlamentit belg do të ndikojë thellësisht marrëdhëniet dypalëshe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme