Turqia shpall dy Zona të Sigurisë Speciale në kufi me Sirinë

Dy zona të ndryshme në kufirin Turqi-Siri janë shpallur Zona të Sigurisë Speciale.

384118
Turqia shpall dy Zona të Sigurisë Speciale në kufi me Sirinë

Prefektura Kilis njoftoi mbrëmjen e të mërkurës vendimin për të shpallur Zona të Sigurisë Speciale për 5 ditë me radhë 2 zona në vijën kufitare të Turqisë me Sirinë.

“Me qëllim garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve të Republikës së Turqisë, për shkak të zhvillimeve dhe luftimeve të ditëve të fundit në kufi me Sirinë, disa zona të provincës janë shpallur Zona të Sigurisë Speciale për 5 ditë me radhë”, thuhet në komunikatën e Prefekturës Kilis.

Sipas deklaratës në fjalë, zona ndërmjet Postës Kufitare “Oncu” dhe Postës Kufitare “Inanli”, si dhe zona midis Postës Kufitare “Darmik” dhe Postës Kufitare “Çerçili”, do të jenë Zona të Sigurisë Speciale për 5 ditët në vijim, duke filluar nga sot.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme