Erdoan-Obama bisedojnë në telefon për zhvillimet e fundit

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me bisedën telefonike që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka realizuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Erdoan-Obama bisedojnë në telefon për zhvillimet e fundit

Komunikata thekson se në këtë bisedë telefonike Obama ka dënuar sulmet në Suruç dhe Xhejlanpinar (Ceylanpınar), kurse Departamenti amerikan i Shtetit për ngjarjen në Xhejlanpinar ka përdorur shprehjen “zhvillim shqetësues”.

Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama dhe Erdoan përveç thellimit edhe më shumë të bashkëpunimit që vazhdon ndërmjet dy vendeve në kuadër të luftës kundër DAESH-it kanë biseduar edhe për përpjekjet e përbashkëta në drejtimi të zgjidhjes politike konfliktit në Siri si dhe vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Irak.

“Të dy liderët kanë theksuar se Amerika me Turqinë janë në solidaritet në luftën kundër terrorit”, vijon komunikata e Shtëpisë së Bardhë.

Obama me Erdoanin kanë biseduar edhe përpjekjet për intensifikimin e bashkëpunimit në lidhje me çështjen e ndalimit të luftëtarëve të huaj dhe garantimin e sigurisë në kufirin e Turqisë me Sirinë, bën të ditur komunikata, ndërsa shton se të dy liderët kanë premtuar për vazhdimin e punimeve të afërta në çështjet e tjera rajonale.

Obama i përcolli Erdoanit ngushëllimet në emër të popullit amerikan për të afërmit e viktimave të sulmeve në Suruç dhe Xhejlanpinar.

Nga ana tjetër edhe Departamenti amerikan i Shtetit për vrasjen e dy policëve turq në Xhejlanpinar përdori shprehjen “një zhvillim shumë shqetësues”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby në dalje ditore për mediat tha: “Turqia është një aleate sypatrembur në luftën me DAESH-in, është një vend që ofron shumë mbështetje dhe bashkëpunim.

Turqia përherë ka kërkuar rrugët e thellimit të bashkëpunimit. Ngjarja është pikëlluese në aspektin e kërcënimin që ka shkaktuar DAESH-i në rajon, tha ndër të tjera Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme