Turqia është e vendosur të luftojë me çdo lloj terrori

Zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalin tha se nuk janë të drejta pretendimet se Turqia nuk e ka dënuar terrorin e DAESH-it dhe nuk është kryer operacion kundër anëtarëve të kësaj organizate.

383816
Turqia është e vendosur të luftojë me çdo lloj terrori

Zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalin rikujtoi se Turqia, DAESH-in e ka pranuar në listën e organizatave terroriste që në muajin tetor të vitit 2013, dhe në kuadër të këtij veprimi deri më sot janë deportuar 1 mijë e 600 shtetas të huaj, që janë identifikuar se kanë pasur lidhje me organizatën, ndërsa më shumë se 15 mijë personave të tjerë u është ndaluar hyrja në Turqi.

Turqia është kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshi këtu edhe DAESH-in. Vendosmëria e Turqisë për të luftuar me çdo lloj të terrorit është më se e hapur dhe e qartë, aq sa nuk ka nevojë për të bërë ndonjë deklaratë, u shpreh Kalin.

-“Nga ana tjetër duket fare qartë edhe gjendja e atyre që nuk dalin kundër akteve terroriste të PKK-së, por në të kundërtën bëjnë përpjekje për ta treguar atë (organizatën) si “të këndshme” dhe legjitime”, vijoi ai.

Zëdhënësi i presidencës tha se sulmi terrorist në Suruç, ashtu siç e ka shprehur edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, ka pasur në shënjestër të gjithë Turqinë, qetësinë, paqen dhe stabilitetin e vendit.

-“Shteti është mobilizuar me të gjitha organet e tij për të gjetur autorët, për të zbardhur ngjarjen dhe për të mjekuar qytetarët e plagosur. Autoritetet e sigurisë dhe drejtësisë që kanë të bëjnë me çështjen vazhdojnë punimet e gjithanshme”, sqaroi Kalin.

-“Ndërkohë që i gjithë realiteti është ky, përbën një zhvillim aspak të këndshëm që disa politikanë për hir të përfitimeve të tyre politike abuzojnë me ngjarjen duke e shfrytëzuar atë si një rast për të nxitur qytetarët të kryejnë akte provokuese, për të mbjellë farërat e urrejtjes në një kohë kur sulmi terrorist ka zhytur të gjithë popullin në dhimbje”, tha Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kalin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme