Sulmi terrorist në Turqi – Zbardhet identiteti i kamikazit

Laboratori Qendror i Kriminalistikës në Turqi ka vërtetuar pas testit të ADN-së se 20-vjeçari Seyh Abdurrahman Alagoz është kamikazi autor i sulmit terrorist në Suruç të provincës juglindore Sanliurfa, pranë kufirit me Sirinë.

Sulmi terrorist në Turqi – Zbardhet identiteti i kamikazit

Menjëherë pas shpërthimit, në zonë ishin dërguar për hetim 4 prokurorë dhe 60 ekspertë të këqyrjes së vendngjarjes.

Sipas ekspertëve të kriminalistikës, sulmi terrorist është kryer nga një kamikaz me 5 kg TNT dhe granata dore.

Bëhet e ditur se për të rritur efektin e bombës janë përdorur sfera metalike.

Ekipet e kriminalistikës fillimisht u fokusuan mbi mundësinë e një kamikazi femër, por më pas identiteti i terroristit autor të sulmit u zbulua nga ekzaminimi i dy gishtave të gjendur në vendngjarje.

Nga testi i ADN-së rezultoi se agresori është Seyh Abdurrahman Alagoz, student 20-vjeçar i regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile të Provincës Adiyaman.

Sakaq, hetimi vijon edhe mbi pretendimet se në vendngjarje mund të ketë pasur edhe një kamikaz të dytë apo vrojtues, që mund të jetë femër.

Laboratori Qendror i Kriminalistikës në Turqi po përpiqet të identifikojë të dyshuarën, kufoma e të cilës është copëtuar si pasojë e shpërthimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme