Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e koalicionit

Pas pushimit me rastin e festës së Fitër Bajramit, kanë filluar sërish bisedimet për formimin e qeverisë së koalicionit.

346500
Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e koalicionit

Pas pushimit me rastin e festës së Fitër Bajramit, kanë filluar sërish bisedimet për formimin e qeverisë së koalicionit.

Mësohet se kanë përfunduar edhe bisedimet e zhvilluara mes koordinatorëve të delegacioneve të Partisë AK dhe CHP, respektivisht mes Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Omer Çelik dhe zëdhënësit të Partisë CHP, Haluk Koç.

Takimi i filluar në orën 11.00 në objektin e Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit zgjati afërsisht 1 orë e gjysmë.

Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan pikat e arritura në bisedimet për formimin e qeverisë së koalicionit. Ndërkaq u shkëmbyen edhe mendimet në lidhje me kornizën e koalicionit.

Duke e bërë të ditur se mbi tavolinën e bisedimeve ndodhen të gjitha mundësitë, Ministri Omer Çelik tha se mundësitë për formimin e koalicionit dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme janë pothuajse të barabarta.

Ministri Çelik tha se brenda dy ditëve të ardhshme temat e bisedimeve do të qartësohen edhe më shumë, ndërsa kryetarët e partive do të informohen në lidhje me pikat e dakorduara.

Omer Çelik gjithashtu shtoi se delegacionet e të dy partive do të takohen sërish më së largu në fillim të javës së ardhshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme