Davutoglu viziton të plagosurit në sulmin e terrorit në Suruç

Në dalje nga spitali Kryeministri Ahmet Davutoglu u prononcua në interes të gazetarëve.

346494
Davutoglu viziton të plagosurit në sulmin e terrorit në Suruç

Kryeministri Ahmet Davutoglu vizitoi të plagosurit në sulmin terrorist në Suruç që kurohen në spital.

Në dalje nga spitali Kryeministri Ahmet Davutoglu u prononcua në interes të gazetarëve ku tha se është arritur progres i madh në zbulimin e identitetit të agresorit.

Davutoglu tha se aktualisht po qëndrohet mbi mundësinë e lidhjes me organizatën terroriste DAESH dhe sulmuesit vetëvrasës.

Duke e bërë të ditur se para arritjes së grupit protestues në vend të ngjarjes janë arrestuar dy persona, Kryeministri Davutoglu u bëri thirrje të gjitha partive politike për të punuar bashkërisht në çështjen e terrorit.

Davutoglu preku edhe në çështjen e sigurisë kufitare ku tha se kjo çështje do të diskutohet gjatë mbledhjes së nesërme të Këshillit të Ministrave.

Pas përfundimit të vizitës në Suruç, Kryeministri Ahmet Davutoglu do të kaloj në Adiyaman ku do të marr pjesë në ceremoninë e varrimit të tetarit të xhandarmerisë Musellim Unal i cili ra dëshmor në detyrë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme