Deklaratë e MPB në lidhje me sulmin në Suruç

Në deklaratën e ministrisë thuhet se sipas të dhënave të para në këtë sulm kanë humbur jetën 28 persona ndërsa rreth 100 të plagosur janë dërguar në spitale për kurim.

Deklaratë e MPB në lidhje me sulmin në Suruç

Ministria e Brendshme e Turqisë bëri një deklaratë pas sulmit të terrorit në nënprefekturën Suruç të Sanliurfas.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se sipas të dhënave të para në këtë sulm kanë humbur jetën 28 persona ndërsa rreth 100 të plagosur janë dërguar në spitale për kurim.

Ministria në deklaratën e saj thotë se pas sulmit që ndodhi rreth orës 12 në këtë vend janë dërguar një numër i madh i personelit shëndetësor dhe ekipeve teknike.

Në deklaratën e saj Ministria e Brendshme dënoi ashpër sulmin në fjalë ndërsa për të vrarët kërkoi mëshirë nga Perëndia, familjarëve të të vrarëve u shprehu ngushëllime dhe të plagosurve uroi shërim të shpejtë.

Ministria bëri të ditur se forcat e sigurisë kanë marr të gjitha masat e nevojshme në këtë zonë.

Në mes tjerash në deklaratë u bë thirrje për solidarizim ndaj këtij sulmi të terrorit që si objektiv mori unitetin dhe tërësinë si dhe të ruajtjes së gjakftohtësisë.

Në këtë komunikatë u bë e ditur se deklarata zyrtare do të bëhet nga ana e Prefekturës së Sanliurfas, ndërsa u tha se shteti brenda një kohe shumë të shkurtë do të gjejë dhe do ti paraqes para drejtësisë aktorët e këtij sulmi mizor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme