Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin

Xhamitë anë e mbanë botës mëngjesin e të premtes ishin të mbushura me besimtarë myslimanë, të cilët kishin ardhur për të falur namazin e Fitër Bajramit.

Myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ceremonia qendrore e Fitër Bajramit u mbajt në xhaminë Kocatepe, ndërsa në Stamboll në xhaminë Sulltan Ahmed. Nëpër xhami ishin përgatitur programe me rastin e Bajramit, në të cilat Hafizët këndonin sure (kapituj) të Kuranit, ndërsa këndoheshin edhe ilahi.

Besimtarët në kryeqytetin e shtetit me numrin më të madh të popullatës myslimane të Indonezisë, falën namazin e Bajramit në xhaminë më të madhe në Xhakarta, Xhaminë Istiqlal. Në namazin e Fitër Bajramit të pranishme ishin edhe gratë. Duke pasur parasysh numrin e madh të besimtarëve të cilët kishin ardhur për tu falur, nuk mundën që të gjithë të hyjnë në xhami, kështu që disa mijëra besimtarë namazin e kryen në rrugët që ndodhen para xhamisë.

Xhamia katërkatëshe Istiqlal është xhamia e katërt më e madhe në botë, në të cilën, duke përfshirë oborrin e xhamisë, namazin mund ta kryejnë 300 mijë persona.

Xhamitë në Moskë dhe rrugët rreth tyre këtë mëngjes ishin plot me besimtarë të cilët erdhën për të falur namazin e Bajramit. Më e vizituar ishte xhamia qendrore e Moskës, megjithatë, një numër i madh i besimtarëve namazin e kryen edhe në rrugët para xhamisë.

Gjatë faljes të namazit të Bajramit, policia e Moskës kishte siguruar mbrojtjen e besimtarëve nga ajri, dhe nga njësiti i kalorësve.

Holandë, ku jetojnë rreth një milion myslimanë, Bajrami është pritur me gëzim të madh. Në qytetet e mëdha si Amsterdam, Hagë dhe Roterdam për shkak të xhamive të mbushura, disa besimtarë namazin e Bajramit e kanë falur në oborret e xhamive. Që falja e namazit të Bajramit të shkonte mirë, forcat holandeze të sigurisë në xhamitë e mëdha kanë siguruar besimtarët.

Katar, namazi i Bajramit është falur në më shumë se 300 xhami dhe mesxhide. Në orët e hershme të mëngjesit, besimtarët u drejtuan xhamisë më të madhe në Katar-Imam Muhamed Abdulvahhab, i cili mund të pranojë rreth 11.000 persona. Pavarësisht kapacitetit të madh të besimtarëve në xhami, dhjetëra besimtarë namazin e Bajramit e falën në rrugë para xhamisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme