Turqi -Përfundon raundi i parë bisedimeve për formimin e qeveris

Me takimin që kryeministri në detyrë Davutollu pati të mërkurën në Ankara me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Popujve përfundoi edhe raundi i parë i bisedime për formimin e qeverisë së koalicionit në Turqi.

Turqi -Përfundon raundi i parë bisedimeve për formimin e qeveris

Kryeministri turk dhe i mandatuari për formimin e qeverisë së re në Turqi, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) përfundoi të mërkurën bisedimet e para mbi formimin e një qeverie koalicioni. Ai i ftoi të katër liderët e partive parlamentare që të miratojnë një deklaratë të përbashkët kundër terrorizmit dhe dhunës në Turqi.

Davutollu u takua të mërkurën në Ankara me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Selahatin Demirtas dhe Figen Yuksekdag. Pas takimit në një konferencë për shtyp kryeministri në detyrë u bëri thirrje të gjithë liderëve politikë në Turqi për të miratuar një rezolutë të përbashkët që do të shprehë vullnetin për të siguruar që demokracia dhe standardet në Turqi kanë arritur në nivelin më të lartë dhe se në vend nuk do të tolerohet ndaj terrorizmit dhe dhunës.

Duke komentuar deklaratën e Demirtas për eliminimin e nevojshëm të armëve, si dhe procesin e demokratizimit, Davutollu tha se këto janë deklaratat që ai dëshiron të dëgjojë.

"Çarmatimi i grupeve në Turqi në një mënyrë apo tjetër do të bëhet. Le ta bëjmë atë së bashku. Kjo do ta çojë vendin në një atmosferë më pozitive të paqes, drejtësisë dhe demokracisë ", tha Davutollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme