Turqi -Përfundon raundi i parë bisedimeve për formimin e qeveris

Me takimin që kryeministri në detyrë Davutollu pati të mërkurën në Ankara me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Popujve përfundoi edhe raundi i parë i bisedime për formimin e qeverisë së koalicionit në Turqi.

Turqi -Përfundon raundi i parë bisedimeve për formimin e qeveris

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan i dha Davutollusë më 9 korrik 2015, mandatin për formimin e qeverisë së re. Kështu që ai ka në dispozicion 39 ditë për të përfunduar negociatat e nisura të hënën dhe krijimin e një qeverie të re.

AK Partia doli e para në garën e zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit, duke fituar 258 vende në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë (TBMM), por i mungojnë 18 deputetë për të formuar qeverinë e vetme. Partia e dytë më e madhe në zgjedhje ishte CHP, e cila fitoi 132 vende në parlament, ndërsa MHP dhe HDP pasojnë me nga 80 deputetë secila.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme