Turqi -Përfundon raundi i parë bisedimeve për formimin e qeveris

Me takimin që kryeministri në detyrë Davutollu pati të mërkurën në Ankara me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Popujve përfundoi edhe raundi i parë i bisedime për formimin e qeverisë së koalicionit në Turqi.

Turqi -Përfundon raundi i parë bisedimeve për formimin e qeveris

Kujtojnë se partia turke në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në vitin 2013 ka filluar “procesin e zgjidhjes” (së çështjes kurde) në vend, një proces që ofron shansin për përfundimin e konfliktit prej dekadash në lindje dhe juglindje të vendit.

Lideri i AK Partisë, Ahmet Davutollu si i mandatar nga Presidenti vendit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për formimin e qeverisë së re të hënën filloi raundin e parë të bisedimeve me udhëheqësit e partive të tjera parlamentare. Ai fillimisht u takua me kreun e Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kiliçdarollu. Të martën ai u takua me Kryetarin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli. Në takimin e të mërkurës me dy udhëheqësit e partisë HDP përfundoi edhe raundi i parë i bisedimeve.

Davutollu në deklaratat e mëparshme theksoi që është i gatshëm për të diskutuar të gjitha çështjet relevante dhe shprehu shpresën se qeveria e re turke do të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai gjithashtu njoftoi se raundi i dytë i bisedimeve me udhëheqësit e partive parlamentare do të mbahet pas pushimeve të Bajramit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme