Turqi – 6 të vdekur nga mbytja e anijes me klandestinë

6 të vdekur është deri tani bilanci i mbytjes së anijes që lundronte me emigrantë të jashtëligjshëm nga brigjet turke drejt ishullit grek Midilli (Lesvos).

Turqi – 6 të vdekur nga mbytja e anijes me klandestinë

Në Detin Egje ka ndodhur një tragjedi tjetër me klandestinë.

Një anije me emigrantë të paligjshëm me shtetësi siriane është mbytur në afërsi të brigjeve të Çanakalasë ndërsa tentonte të mbërrinte në ishullin Midilli (Lesvos) të Greqisë.

Mësohet se 6 emigrantë, 4 fëmijë, janë mbytur.

Një grup emigrantësh klandestinë, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë, ishte nisur nga bregu i qytezës turke Ayvacik drejt ishullit grek, Midilli.

Ndërkohë që ishte duke lundruar në Detin Egje anija e tyre pas një kohe të shkurtër ka filluar të mbytet afër fshatit Gulpinar (Gülpınar) në rrethana ende të paqarta.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i rojës bregdetare turke, e cila ishte duke patrulluar në këtë zonë. Ekipet filluan operacionin shpëtimi dhe arritën të shpëtojnë 10 persona nga të cilët 4 ishin gra dhe dy fëmijë. Në det u gjetën edhe kufomat e 6 refugjatëve, nga të cilët 4 kishin qenë fëmijë.

Të shpëtuarit u transferuan në spitalin e Ajvacıkut. Kurse viktimat janë dërguar drejt morgut të qytetit, ku dhe pritet të bëhet autopsia e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme