Erdogan: Partitë politike të mendojnë të ardhmen e vendit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje për bashkëveprim partive politike të përfshira në bisedimet për koalicionin qeverisës, gjatë një darke iftari të martën me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Erdogan: Partitë politike të mendojnë të ardhmen e vendit

Pasi uroi që bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës të vijojnë në mënyrë të shëndoshë dhe të japin rezultate të dobishme, kreu i shtetit turk u shpreh se, ndërkohë që është e qartë situata në shtetet fqinje si Iraku, Siria, Greqia dhe Ukraina, kryetarët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Parlament duhet të veprojnë duke menduar të ardhmen e vendit.

“Duart e bëra grusht nuk shtrëngohen. Në thelb, politika është arti i pajtimit dhe akordimit mbi pikat e përbashkëta”, tha Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme