Ndihma domethënëse për turkmenët e Sirisë në Natën e Kadrit

Fondacioni Fetar i Turqisë ka dërguar të hënën 12 mauna me ndihma humanitare për turkmenët e Sirisë.

Ndihma domethënëse për turkmenët e Sirisë në Natën e Kadrit

Banorët e Izmirit ishin mobilizuar prej gati 10 ditësh për t’u dërguar ndihma turkmenëve në Siri.

Materialet e ndihmave të mbledhura nën kujdesin e Fondacionit Fetar të Turqisë u ngarkuan nëpër mauna në oborrin e Xhamisë Gulhane të nënprefekturës Gaziemir.

Sipas myftiut të Izmirit, prof. dr. Ramazan Muslu, turkmenëve të Sirisë u janë dërguar 6 mauna me miell, 2 mauna me ushqime të paketuara, 1 maunë me materiale sanitare dhe higjienike, 1 maunë me vaj luledielli dhe 1 maunë me ushqime të ndryshme, që konsistojnë në thjerrëza, oriz, sheqer, makarona dhe bollgur, gjithsej 12 mauna me rreth 300 tonë materiale.

Maunat do të hyjnë në Siri nga pika kufitare Oncupinar e Kilisit dhe ndihmat do t’u dorëzohen turkmenëve.

Pas Fitër Bajramit, banorët e Izmirit do të dërgojnë edhe 2 mauna të tjera me ndihma humanitare për turkmenët e Sirisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme