Erdoan: Turqia ka nevojë për një qeveri të fuqishme koalicioni

Në fjalën që mbajti në një darkë iftari në Stamboll Presidenti Erdoan tha se Turqia ka nevojë për qeveri koalicioni në gjendje që të marrë vendime të rëndësishme për Turqinë dhe ti zbatojë fuqishëm ato.

Erdoan: Turqia ka nevojë për një qeveri të fuqishme koalicioni

“Unë do të bëj të pamundurën për ta lehtësuar këtë proces në përshtatje me kompetencat që më jep kushtetuta”, u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në iftarin e shtruar të hënën në Stamboll nga Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve turk (TÜMSİAD).

Partitë politike Erdogani i paralajmëroi me këto fjalë:

-“Një koalicion mes partive që janë në fërkim me njëra-tjetrën përveçse dëm nuk i sjell ndonjë dobi Turqisë. Populli ynë nuk do të ishte dakord me një humbje të tillë kohe dhe energjie”, theksoi kreu i shtetit turk.

Erdoani nënvizoi se nuk do të lejonte diskutimet lidhur me vendosjen në raft të projekteve të mëdha që ka filluar Turqia, me në krye këtu ndërtimin e aeroportit më të madh në botë.

-“Bisedimet për krijimin e një koalicioni qeverisës që fillojnë me diskutimet mbi anulimin e projekteve të mëdha të Turqisë para së gjithash do të përballen me mua”, cilësoi Presidenti Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme