Iftaret e mirësisë

Fondacioni Fetar i Turqisë, TDV, gjatë këtij Ramazani shtroi iftarë për më shumë se 150 mijë persona

Iftaret e mirësisë

Fondacioni Fetar i Turqisë, TDV, i cili shtron sofra të mirësisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit edhe gjatë këtij Ramazani shtroi iftare për 150 mijë persona.

Njëra prej këtyre sofrave u shtrua edhe në Kosovë.

Lutjet e dërguara për Turqinë kësaj radhe vijnë nga Kosova, nga sofra e iftarit e shtruar nga Fondacioni Fetar i Turqisë.

Ky fondacion shtroi sofra të iftarit në 400 zona të 68 vendeve të ndryshme, ndërsa shpërndau ndihma në vlerë 2 milionë dollarë.

Gjatë muajit të Ramazanit u shtruan sofra të iftarit për qindra të rinj, të moshuar dhe fëmijë në katër anët e botës.

Sofrat e iftarit të mirësisë janë shtruar në shumë vende duke filluar prej Bosnjës, Shqipërisë, Maqedonisë e deri në Kosovë.

Ndërkaq TDV përveq iftareve ndihmonë edhe qytetarët në nevojë. 

Kësaj radhe ndihmat u dërguan në Maqedoni.

Vullnetarët e fondacionit dërguan ndihma nevojtarëve në fshatin Sellce të Shtipit.

Në këtë fshat ku shumica e banorëve janë myslimanë, nuk u harruan edhe banorët krishterë.

Në fshatin me 52 shtëpi 12 janë të krishterë. Fondacioni Fetar i Turqisë vazhdon të dërgoj ndihma për nevojtarët pa bërë dallim mes banorëve.

Komuniteti turk i Maqedonisë, të cilët u takuan me ekipin e TRT-së, nëpërmjet tyre dërguan mesazhe duke thënë se ndjehen krenarë me fuqinë e Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme