Emiri i Katarit për vizitë në Turqi, në fokus çështjet rajonale

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, do të vizitojë sot Turqinë në përgjigje të ftesës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Emiri i Katarit për vizitë në Turqi, në fokus çështjet rajonale

Një takim është parashikuar mbrëmjen e sotme në Stamboll ndërmjet Presidentit Erdogan dhe Emirit të Katarit, Al-Thani.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në takim do të trajtohen gjithashtu disa çështje rajonale, me në krye Sirinë, Irakun, Jemenin dhe Libinë.

Vizita në fjalë, përveçse thellon edhe më shumë bashkëpunimin strategjik ndërmjet Turqisë dhe Katarit, do të japë një kontribut të rëndësishëm në përforcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet popujve vëllezër të dy vendeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme