Mesazhi i Presidentit Erdogan për Srebrenicën

Presidenti Recep Tayyip Erdogan popullit të Bosnje-Hercegovinës i dërgoi një mesazh me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Mesazhi i Presidentit Erdogan për Srebrenicën

Presidenti Recep Tayyip Erdogan popullit të Bosnje-Hercegovinës i dërgoi një mesazh me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Duke e cilësuar masakrën e Srebrenicës si ngjarja më e turpshme në historinë e njerëzimit, Presidenti Erdogan tha se “Vështirësitë dhe dhimbjet që jetuat ju i jetuam edhe ne në zemrat tona për shkak të dëshpërimit të krijuar nga largësia”.

“Sot jemi përgjegjës për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe qetësi duke mos e harruar të kaluarën dhe nxjerr mësim nga historia që një gjë e tillë të mos përsëritet më”, shkruhet në mesazhin e Presidentit Erdogan ndërsa bëhet e ditur se “disa dhimbje nuk mund të shërohen dhe se fidanët e rinj të humbur më nuk kthehen”.

Presidenti Erdogan në mes tjerash në mesazhin e tij shkruan se është e nevojshme që solidaritetin, ndarjen dhe bashkëjetesën ti jetojmë me një botëkuptim madhor dhe të shikojmë në të ardhmen, duke e mbajtur gjithnjë shpresë të gjallë.

“Shohim se Bosnje-Hercegovina në këto 20 vitet e fundit ka kaluar një rrugë të rëndësishme në shërimin e plagëve, në pyetje për llogari përgjegjësit për masakrën e jetuar në Srebrenicë”, shprehet Presidenti Erdogan në mesazhin e tij ndërsa falënderon të gjithë politikanët, përfaqësuesit e organizatave të shoqërive civile, të afërmit e mbijetuar të viktimave të masakrës për kontributin e tyre të dhënë gjatë këtij procesi.

Duke uruar që ato që u jetuan në Srebrenicë të mos përsëriten më në asnjë vend të botës Presidenti Erdogan tha se “Urimet dhe lutjet tona janë që drama që përjetojnë sot fëmijët në Siri, Irak, Jemen, Palestinë, Egjipt, Libi, Afganistan, Somali dhe Afrikë të marr fund. Ne imagjinojmë një botë ku fëmijët nuk vriten duke lozur në plazh, duke fjetur në prehër të nënës ose duke lozur me shokët e tij”, shkruan ndër të tjera në mesazh.

Ndërkaq Presidenti Erdogan tha se në këtë pikë përgjegjësia më e madhe i bie vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe fuqive rajonale dhe shtoi se Turqia deri më sot ka bërë përpjekje të mëdha që në Ballkan me në krye Bosnje-Hercegovinën të ndërtohet një atmosferë e paqes dhe stabilitetit, ndërsa do të vazhdoj të bëjë atë që është e mundur në këtë drejtim.

Presidenti Erdogan i shprehu ngushëllimet dhe kërkoi mëshirë për dëshmorët e rënë në masakrën e Srebrenicës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme