Të hënën fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re

Kryeministri Davutoglu do të takohet me liderët e tre partive opozitare

Të hënën fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re

Bisedat për formimin e qeverisë së koalicionit do të fillojnë ditën e hënë.

I ngarkuar me mandat nga ana e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të formuar qeverinë e 63-të, Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se me bisedime do të filloj ditën e hënë.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve para vizitës së tij në Bosnje-Hercegovinë, Kryeministri Davutoglu deklaroi se gjatë javës do të takohet me partitë opozitare dhe se takimi i parë do të jetë ditën e hënë në orën 14.00 me kryetarin e Partisë Republikane Popullore, CHP, Kemal Kiliçdaroglu.

Davutoglu gjithashtu tha se do të takohet me tri partitë opozitare CHP, MHP dhe HDP, por do të përqendrohen tek partitë CHP dhe MHP dhe do të përpiqen të arrijnë në marrëveshje.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme