Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

I dërguar i Obamës për DAESH-in në Ankara

Delegacioni i kryesuar nga Përfaqësuesi Special i Presidentit amerikan Obama për luftën me DAESH-in, John Allen edhe të mërkurën e kaloi me takime dhe mbledhje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë në Ankara.

I dërguar i Obamës për DAESH-in në Ankara

Në fokus të agjendës në relacionin Ankara-Uashington është Siria.

Ndërkohë që situata në veri të Siri po nxehet gjithnjë e më shumë, Turqia vlerëson gjerë e gjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapat që do të hidhen në terren, kryesisht ato që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorit të DAESH-it.

Delegacioni i kryesuar nga Përfaqësuesi Special i Presidentit amerikan Obama për luftën me DAESH-in, John Allen vazhdoi trafikun e kontakteve në Ankara.

John Allen dhe zyrtarë të lartë të Pentagonit të mërkurën zhvilluan bisedime me Nënsekretarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadorin Feridun Sinirliollu (Feridun Sinirlioğlu). Delegacioni amerikan edhe dje qëndroi sërish në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Disa kryefjalët që u trajtuan në këto: takime ishin lufta me terrorin e DAESH-it, sigurimi i tranzicionit demokratik në Sirinë e post-Esadit, masat që do të merren kundër krizës humanitare, barrën më të madhe të së cilës po e mban Turqia.

Gjithashtu u vlerësuan detajet lidhur me mbështetjen e Turqisë ndaj operacionit që kryen koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është krijuar kundër DAESH-it.

Në këtë kuadër u fokusua mbi pritshmëritë reciproke si janë: përdorimi i bazës ajrore Incirlik në Turqi, zona e sigurisë, zona e ndalim fluturimit.

Autoritet turke në bisedimet që bëjnë bashkëfolësit e tyre vënë në dukje kërcënimin që ka krijuar për të gjithë rajonin situata aktuale në terren, si dhe shprehin qartë se nuk do të lejojnë të ketë zhvillime të faktit të kryer ndaj ndryshimit të strukturës demografike të rajonit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme