Kosovë - Sindikata turke e arsimtarëve ndihmon fëmijët jetimë

Një delegacion i sindikatës turke “Eğitim Bir Sen” në muajin e shenjtë të Ramazanit u kanë shpërndarë fëmijëve jetimë të Kosovës ndihma të ndryshme, duke ua çuar atyre më herët gëzimin e Fitër Bajramit.

Kosovë - Sindikata turke e arsimtarëve ndihmon fëmijët jetimë

Sindikata turke “Eğitim Bir Sen” ka bërë të qeshin futurat e jetimëve në Kosovë.

Përfaqësuesit sindikatës turke në muajin e shenjtë të Ramazanit u shpërndanë fëmijëve të Kosovës ndihma të ndryshme, duke ua çuar atyre më herët gëzimin e Fitër Bajramit.

“Çdo Klasë të Ketë Nga Një Jetim”, kjo është motoja e fushatës që ndiqet bashkërisht nga Ministria e Arsimit Kombëtar, Departamenti i Kryeministrisë për Çështjet Fetare (Diyanet), Fondacioni i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Sindikata “Eğitim Bir Sen”.

Përmes kësaj fushate, ku kontribuojnë edhe nxënësit dhe studentët, plotësohen të gjitha nevojat që ka një fëmijë jetim.

Këtë herë sindikata “Eğitim Bir Sen” fushatën e saj e barti në Ballkan, ku stacioni i parë ishte Kosova.

Një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Nëpunësve në Turqi (Memur Sen Konfederasyonu) dhe njëherësh Kryetari i Sindikatës “Eğitim Bir Sen” Ali Yalçın, në fillim vizitoi Shoqatën e Ndihmave Humanitare në Prizren (İnsani Yardım Derneği).

Kjo shoqatë përballon nevojat themelore dhe shpenzimet për shkollim të 300 nxënësve jetimë.

Ali Yalçın hëngri iftar bashkë me fëmijët dhe bashkëbisedoi me ata.

Pastaj u përjetoi atyre gëzimin e hershëm të bajramit.

Një vend tjetër ku sindikata “Eğitim Bir Sen” dërgoi ndihma ishte edhe Komuna e Mamushës, ku jetojnë 6 mijë e 500 turq.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme