Përfaqësuesi special i Obamas për DAESH-in, kontakte në Ankara

Gjenerali në pension, John Allen, përfaqësues special i Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, për koalicionin global kundër DAESH-it, po realizon në Ankara kontakte lidhur me bashkëpunimin në luftën kundër organizatës terroriste.

Përfaqësuesi special i Obamas për DAESH-in, kontakte në Ankara

Sipas informacioneve me burim Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin turk, John Allen po diskuton me autoritetet ushtarake dhe politike të Ankarasë për bashkëpunimin në lidhje me ndalimin e përparimit të organizatës terroriste DAESH dhe mposhtjen e saj.

Në mbledhjen e zhvilluar të hënën në Pentagon me ekipin e sigurisë kombëtare amerikane, Presidenti Obama kishte theksuar se “duhet bërë më shumë për trajnimin dhe pajisjen e opozitës së moderuar në Siri”.

Sakaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Martin Dempsey, do t’i drejtohen sot Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit në sesionin me temë “Strategjia Luftarake e SHBA-ve kundër DAESH-it”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme