Konsultativi i Kuvendit turk mblidhet për caktimin e Kryesisë

Pas zgjedhjes javën e kaluar të Kryetarit të ri të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, tani i erdhi radha përcaktimit të Kryesisë së Kuvendit.

Konsultativi i Kuvendit turk mblidhet për caktimin e Kryesisë

Këshilli Konsultativ i Kuvendit turk u mblodh sot për të përcaktuar anëtarët e Kryesisë, që ka një funksion të rëndësishëm në Legjislativ dhe rregullimin e punëve administrative.

Në këtë mbledhje, që zhvillohet nën drejtimin e Kryeparlamentarit Ismet Yilmaz, marrin pjesë nga një përfaqësues për çdo parti politike, që ka grup parlamentar.

Deputetët e pranishëm në takim po negociojnë për numrin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, që i takojnë çdo partie.

Ndërsa pas formimit të Kryesisë së Kuvendit, Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të bëjë emërimin për krijimin e qeverisë së re.

Ky emër pritet të jetë Ahmet Davutoglu, Kryeministër në detyrë dhe njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), e cila ka fituar më shumë vota në zgjedhjet parlamentare turke të 7 qershorit.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Turqisë, në rast se Këshilli i Ministrave nuk arrihet të formohet brenda 45 ditëve, Presidenti i vendit, duke u konsultuar më parë me Kryetarin e Parlamentit, mund të vendosë për përsëritjen e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Kemal Kiliçdaroglu, lider i Partisë Popullore Republikane (CHP), e cila u rendit e dyta në zgjedhjet legjislative të 7 qershorit, bëri një vlerësim në lidhje me negociatat për krijimin e qeverisë.

“Kryetari i Kuvendit u zgjodh. Tashmë duhet urgjentisht të formohet qeveria dhe të nisë detyrën. Por nëse do të shkohet në zgjedhje të reja, atëherë nuk është nevoja të presim. Zgjedhjet e reja le të mbahen një orë e më parë”, u shpreh Kiliçdaroglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme