Ankara - Rreth 10.000 vetë çelin iftarin në "Sofrën e Mirësisë"

Rreth 10.000 persona çelën të hënën agjërimin e tyre në “Sofrën e Mirësisë” të Fondacionit Fetar të Turqisë.

Ankara - Rreth 10.000 vetë çelin iftarin në "Sofrën e Mirësisë"

Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Fondacioni Fetar i Turqisë e ka shtruar “Sofrën e Mirësisë” në gjithsej 600 qytete brenda vendit dhe në 68 shtete të botës.

Ditën e hënë, “Sofra e Mirësisë” u shtrua në kryeqytetin Ankara për të gjithë të strehuarit në Turqi nga dhuna dhe lufta në vendet e tyre.

Në darkën e iftarit morën pjesë mbi 5.000 persona, ndërsa gati 4.000 të tjerëve iu shpërndanë ushqime të gatshme.

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, vuri theksin mbi luftën civile në Siri dhe Irak, duke sqaruar se nëpërmjet këtij iftari duan t’i tregojnë botës se nuk janë të pashpresë për të ardhmen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme