Akdoan: Interesat e Turqisë, prioriteti themelor i Partisë AK

Zv.Kryeministri Akdoan në fjalën që mbajti në një darkë iftari organizuar nga dega e Partisë AK në minibashkinë Mamak të Ankarasë tha se partia e tij nuk ka vija të kuqe lidhur me formimin e qeverisë së koalicionit përveçe interesave të vendit.

Akdoan: Interesat e Turqisë, prioriteti themelor i Partisë AK

Zv/kryeministri Jallçën Akdoan (Yalçın Akdoğan) mori pjesë në një darkë iftari shtruar nga Dega e Partisë AK në nënprefekturën Mamak të Ankarasë. Në fjalën që mbajti këtu Akdoan u ndal edhe në punimet për formimin e qeverisë së re.

Zv.Kryeministri Akdoan tha se partia e tij nuk ka vija të kuqe lidhur me formimin e qeverisë së koalicionit. “Por edhe ne kemi parimet tona. Interesat e Turqisë për ne janë prioritetet themelore”, u shpreh Akdoan.

Në 8 qershor është hapur një faqe e re, cilësoi Akdoan duke e cilësuar këtë si një proces të ri.

Pasi foli për luftën civile në Siri, vështirësitë që po kalon Iraku, Libani, Ukraina dhe Gjeorgjia, zv.kryeministri Akdoan tha se “Turqia është një ishull dhe monument stabiliteti. Kjo gjë duhet ruajtur”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme