Turqia dislokon 30 tanke e autoblinda në kufi me Sirinë

Turqia po rrit masat ushtarake për shkak të pranisë së organizatës terroriste DAESH në anën tjetër të kufirit të Kilisit. Mjetet e blinduara dhe tanket e transferuara nga Kahramanmarashi po dislokohen në zonë.

Turqia dislokon 30 tanke e autoblinda në kufi me Sirinë

Turqia ndihet e shqetësuar nga klima e kaosit, që mbretëron menjëherë në anën tjetër të kufirit të saj.

Aktet e grupeve të armatosura në anën e kufirit të Sirisë bëri që të rriten masat në njësitë kufitare turke.

Forcat e Armatosura të Turqisë po rishikojnë armatimet dhe po bëjnë përforcime ushtarake në zonë.

Një nga zonat, ku po rriten masat dhe po bëhen përforcime ushtarake, është Kilisi, fqinjë me qytetet siriane të kontrolluara nga organizata terroriste DAESH.

Autokolona me 15 tanke, 15 autoblinda dhe personel ushtarak, që u nis nga Garnizoni “Aksu” i Kahramanmarashit, ka mbërritur në Kilis.

Bëhet e ditur se mjetet ushtarake po dislokohen në linjën kufitare Elbeyli-Oncupinar-Akinci-Çobanbey.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme