Ismet Jëllmaz, kryetari i ri i kuvendit turk

Kryetari i 26-të i Parlamentit turk është zgjedhur në raundin e katërt të votimit deputeti në qytetin Sivas i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ismet Jëllmaz (Ismet Jëllmaz).

Ismet Jëllmaz, kryetari i ri i kuvendit turk

Në raundin e katërt të votimit në seancën plenare të Kuvendit garuan Ismet Jëllmaz dhe deputeti në qytetin e Antaljas i partisë së CHP (Partia Popullore Republikane), Deniz Bajkall (Deniz Bajkall), të cilët kishin marrë më shumë vota në raundin e tretë.

Në votimin, ku morën pjesë 547 deputetë, Jëllmaz mori 258 vota dhe Bajkall mori 182 vota, ndërsa 29 vota dolën bosh dhe 78 vota u shpallën të pavlefshme.

Bajkall, duke përgëzuar kryetarin e ri të Parlamentit Ismet Jëllmaz i ka uruar atij suksese.

Kryeparlamentari i ri Jëllmaz në fjalën falënderuese që mbajti tha: “Kemi shumë punë për të bërë, dhe shumë pak kohë. Parlamenti është adresa e zgjidhjes së çdo lloj problemi të popullit tonë. Në këtë periudhë kemi nevojë më shumë se asnjë herë tjetër për një bashkëpunim ndërmjet organeve që përdorin forcën e shtetit”.

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) tha se në vend të Ismet Jëllmazit, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) do të emërojë një emër tjetër.

- Kush është Ismet Jëllmaz -

Ismet Jëllmaz] i cili ka qenë deputet i parlamentit turk në legjislaturat e 24 dhe 25 ka lindur më 10 dhjetor 1961 në qytetin Sivas.

Në vitin 1982 ai ka mbaruar studimet në Degën e Mekanikës në Fakultetin Detar të Universitetit Teknik të Stambollit dhe në vitin 1987 ai ka mbaruar studimet në Fakultetin e Juridikut në Universitetin e Stambollit. Ndërsa studimet master i ka kryer në vitin 1990 në Universitetin Botëror Detar në Malmö të Suedisë në fushën “Drejtimi Teknik dhe Menaxhimi i Anijes” dhe në vitin 2002 në degën e të drejtës private në Institutin e Shkencave Sociale në Universitetin Marmara.

Jëllmaz, shërbeu si avokat konsulent dhe inxhinier për 20 vjet në kompanitë publike dhe private që operojnë ë sektorin detar.

Jëllmaz, ishte këshilltar në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit që nga 31 tetori 2007, më pas u zgjodh deputet i legjislaturës 24 në qytetin e Sivasit. Më 6 korrik 2011 u emërua në krye të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe më pas në legjislaturën e 25 hyri përsëri në parlament si deputet i qytetit të Sivasit.

Më 26 qershor u paraqit nga AK Parti si kandidat për kryetarin e Parlamentit turk (TBMM).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme