Drejtori i TRT-së mori pjesë në iftarin e Partisë Demokratike Tu

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Kenan Hasip shtroi një darkë iftari për Drejtorin e Përgjithshëm të TRT-së, Shenoll Goka (Şenol Göka), i cili ndodhet për një vizitë në Maqedoni në kuadër të këtyre aktiviteteve.

Drejtori i TRT-së mori pjesë në iftarin e Partisë Demokratike Tu

Në Maqedoni organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Turke.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Kenan Hasip shtroi një darkë iftari për Drejtorin e Përgjithshëm të TRT-së, Shenoll Goka (Şenol Göka), i cili ndodhet për një vizitë në Maqedoni në kuadër të këtyre aktiviteteve.

Krahas Shenoll Goka në programin e iftarit morën pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Shkup Omyr Shelendil (Ömür Şölendil), Ministri i Administratës Publike të Kosovës Mahir Jaxhëllar (Mahir Yağcılar), Koordinatori i kanalit TRT AVAZ Murat Akkoç, Këshilltari i Kryeministrisë së Republikës së Turqisë Birol Dok dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë.

Kenan Hasip e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të TRT-së, Shenoll Gëka për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë do të organizohet edhe një program tradicional iftari me pjesëmarrje më të gjerë.

Pritet që në këtë program iftari, ku është i ftuar Drejtori i Përgjithshëm të TRT-së, Shenoll Gëka, të marrë pjesë edhe Presidenti i Maqedonisë George Ivanov.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme