Delegacioni i Kongresit amerikan në Ankara, Siria në fokus

Një delegacion i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ardhur në Ankara për të biseduar rreth dosjes së Sirisë.

Delegacioni i Kongresit amerikan në Ankara, Siria në fokus

Teksa Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut po bëhet skenë e zhvillimeve të nxehta, një delegacion i Kongresit të SHBA-ve, kryesuar nga senatori demokrat, Tim Kaine, ndodhet në kryeqytetin turk për një sërë kontaktesh.

Stacioni i parë i delegacionit amerikan ishte Ministria e Punëve të Jashtme.

Pika kryesore e takimit ndërmjet kryediplomatit turk, Mevlut Çavusoglu dhe politikanëve amerikanë ishte lufta kundër organizatës terroriste DAESH.

Palët vunë theksin mbi rëndësinë e zhvillimit të një strategjie gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e krizës politike në Siri, situatën e sigurisë në Irak dhe luftën kundër luftëtarëve të huaj terroristë.

Anëtarët e Kongresit amerikan shprehën vendosmërinë e tyre për bashkëpunimin me Turqinë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte dhe problemi i refugjatëve.

Delegacioni amerikan u shpreh i kënaqur nga mikpritja, që Turqia po u bën refugjatëve sirianë.

Në takim u vlerësuan gjithashtu përpjekjet në kuadër të kërkimit të zgjidhjes për të ardhmen e Sirisë dhe krizës në këtë vend, si dhe kërkesat e Ankarasë për krijimin e një zone sigurie dhe ndalimfluturimi për sirianët në Turqi dhe mbajtjen nën kontroll të valëve të mundshme të emigracionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme