Operacioni anti-terrorist në Izmir të Turqisë

Gjatë operacionit janë arrestuar 7 persona të dyshuar të jenë anëtarë të DAESH

Operacioni anti-terrorist në Izmir të Turqisë

Në një operacion të ndërmarrë në 3 qytete me qendër në Izmir të Turqisë arrestohen 7 persona të cilët pretendohen se janë anëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Sipas informacioneve të marra Ekipet e Departamentin kundër terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Izmirit nisën kërkimet pasi kishin marrë informacione se disa anëtarë të organizatës terroriste DAESH kishin mbërritur në Izmir duke kaluar nga Siria për në Turqi.

Ekipet pasi përcaktuan adresat ndërmorën operacione me qendër Izmirin dhe në të njëjtën kohë në 22 adresa në qytetet Isparta dhe Erzurum. Në operacione u arrestuan 7 persona të cilët pretendohen se janë anëtarë të DAESH.

Gjatë kontrolleve në operacionet e ndërmarra ndaj të dyshuarve në rajonet Buxha dhe Menemen të Izmirit u sekuestruan 2 pistoleta, flamuri i cili në fjalë përfaqëson DAESH dhe një numër i madh i dokumenteve të organizatës.

Pretendohet se të dyshuarit e arrestuar kanë patur lidhje me DAESH-in në Siri dhe disa prej tyre janë gjendur në rajonet e konflikteve.

Të arrestuarit u dërguan në Departamentin kundër terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Izmirit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme