Feja islame e kërcënuar me keqkuptime

Gormez: Mesazhet e islamit janë të kërcënuara me botëkuptime të reja të fesë

Feja islame e kërcënuar me keqkuptime

Feja islame është nën kërcënimin e disa keqkuptimeve

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez tha se mesazhet e paqes dhe mëshirës që sjell mbi sipërfaqen e dheut feja islame janë të kërcënuara me botëkuptime të reja të fesë të dala në pah në këto 10 vite të fundit.

Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë shtroi iftar për ambasadorët e vendeve myslimane.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë iftarit Mehmet Gormez tha se problemi kryesor në territoret islame janë besimi dhe siguria.

“Arsimi fetar i vendeve islame duhet të rishqyrtojnë mekanizmat e tyre mësimdhënëse”, tha Gormez ndërsa vijoi duke thënë se “Feja jonë na bën thirrje që fillimisht problemet ti zgjedhim në zemrën tonë”.

“Jemi duke jetuar në një periudhë kur zemrat forcohen”, tha Gormez, ndërsa shtoi se “si myslimanë ne duhet të përqendrohemi në mesazhin e paqes dhe mëshirës që sjell me vete feja islame”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme