Uashingtoni: Nuk kemi asnjë arsye për të mos i besuar MPJ turke

Departamenti amerikan i Shtetit është renditur përkrah Turqisë në lidhje me pretendimet se militantët e DAESH-it kanë shkuar në Kobani nëpërmjet territoreve turke.

Uashingtoni: Nuk kemi asnjë arsye për të mos i besuar MPJ turke

“Nuk kemi asnjë arsye për të mos u besuar atyre”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, duke iu referuar një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me këtë çështje.

Pasi u rikujtoi gazetarëve të pranishëm në konferencë shtypi se MPJ turke i ka përgënjeshtruar kategorikisht pretendimet në fjalë, John Kirby tha se Turqia, një vend aleat i NATO-s, nëpërmjet përpjekjeve të saj në kuadër të luftës kundër DAESH-it, ka demonstruar edhe një herë se është një partner i rëndësishëm.

“Mbështetja e Turqisë për koalicionin vijon. Në këtë pikë, edhe ne vazhdojmë të falënderojmë autoritetet turke dhe t’u jemi mirënjohës atyre”, theksoi ndër të tjera zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Nga ana tjetër, Kirby tërhoqi vëmendjen mbi dyndjet e vazhdueshme të refugjatëve në Turqi, duke kërkuar një mobilizim ndërkombëtar më të madh në këtë aspekt.

“Lëvizjet e luftëtarëve të huaj dhe radikalizimi nuk janë një problem vetëm për Turqinë, por për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi ai.


 

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme