Ministria e Jashtme e Turqisë dënon sulmin në Francë

Ministria e jashtme turke dënoi sulmin në një kompleks gazi natyror në provincën Saint-Quentin-Fallavier në afërsi të qytetit Lyon të Francës, që la një të vdekur dhe dy të plagosur.

Ministria e Jashtme e Turqisë dënon sulmin në Francë

“Popullit mik të Francës dhe familjes së viktimës së terrorit i shprehim ngushëllimet tona të thella ndërsa të plagosurve i urojmë shërim sa më të shpejtë” bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë turke.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se Turqia, ashtu siç ka bërë deri më sot, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të solidaritetin dhe bashkëpunimin e afërt në luftën kundër terrorit me Francën vendin mik dhe aleat të saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme