Suksesi i ekipit turk - Fluturon pa ndërprerje nga Ankaraja në M

Ekipi SOLOTURK, një nga emrat më të kërkuar të ushtrimeve akrobatike në ajër me avionë reaktivë, ka shënuar një risi tjetër duke fluturuar pa u ndalur nga Ankaraja deri në Spanjë duke u furnizuar me karburant nga avioni cisternë.

Suksesi i ekipit turk - Fluturon pa ndërprerje nga Ankaraja në M

SOLOTURK është bërë i njohur në botë brenda një kohe të shkurtër, madje sot është kthyer në një emër të kërkuar të ushtrimeve akrobatike që bëhen në ajër me avionë reaktivë.

Pilotët e SOLOTURK u nisën nga Komanda e Bazës Kryesore Nr.4 të Avionëve Reaktivë në Ankara për në qytetin Montril të Spanjës, për të marrë pjesë në demonstrimet ndërkombëtare me ushtrime ajrore që do të zhvillohen këtu. Këtë herë pilotët turq shënuan edhe një risi për veten e tyre.

Piloti i parë i SOLOTURK-ut, kapiteni Yusuf Kurt bashkë me pilotin e dytë kapitenin Erhan Günar fluturuan deri në Montril pa u ndalur në asnjë vend duke u furnizuar në ajër nga avioni cisternë që i shoqëroi gjatë të gjithë udhëtimit.

Pasi bëri një shëtitje të shkurtër mbi qytet ekipi turk përfundoi të gjitha përgatitjet e nevojshme para ushtrimeve demonstruese.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme