Erdogan kritikon Perëndimin për standard të dyfishtë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan kritikoi qëndrimin me dy standarde të Perëndimit për sa i takon të drejtave të njeriut në kohën kur Bota Islame është duke kaluar një periudhë të vështirë.

314342
Erdogan kritikon Perëndimin për standard të dyfishtë

-“Thjesht përse kanë urdhëruar gjeneralët puçistë të Egjiptit në Gjermani është arrestuar gazetari i Al Xhezirës”, -u shpreh Presidenti Erdoan, duke shtuar se Bota Islame është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe në këtë proces bota perëndimore ka dhënë një provim të keq.

ahmed mansour“Me mijëra anëtarë të organizatës terroriste separatiste vazhdojnë të kryejnë me lehtësi çdolloj aktiviteti në Gjermani, pavarësish se Turqia u ka paraqitur autoriteteve gjermane dokumentacionin dhe provat e nevojshme. Pra Gjermania vazhdon të heshtë përballë një gjëje të tillë”, -cilësoi Erdogan.

-“Nga njëra anë flasin për lirinë e shtypit, kurse nga ana tjetër mund të arrestojnë fare lehtë një gazetar shumë të rëndësishëm thjesht se kanë urdhëruar gjeneralët e Egjiptit”, - theksoi Erdogan duke cilësuar se Gjermania këtu po përdor standarde të dyfishta.

Presidenti Erdogan shtoi se Turqia është lënë vetëm në luftën e saj kundër terrorit.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme