Çubarov: Tartarët e Krimesë pa të ardhme nën presionin e Rusisë

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë, Refat Çubarov në një reportazh për TRT AVAZ tha se shkeljet dhe presionet në Krime vijnë duke u shtuar dhe nuk shikojnë të ardhme nën presionin e Rusisë.

Çubarov: Tartarët e Krimesë pa të ardhme nën presionin e Rusisë

Pas përfundimit të kontakteve zyrtare në Ankara Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë, Refat Çubarov iu përgjigj pyetjeve të televizionit TRT AVAZ.

“Nuk ka nevojë të flasësh për të drejtat e njeriut në Krime, pasi nuk bëhet fjalë për ekzistencën e të drejtave të njeriut. Mbi komunitetin tartar të Krimesë po ushtrohen të gjitha llojet e presionit”, u shpreh Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë, Refat Çubarov.

Ka kaluar më se një vit nga pushtimi i Krimesë, rikujtoi Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë, Refat Çubarov, duke shtuar se raporti i përgatitur nga një delegacion jozyrtar që kishte shkuar nga Turqia për hetime në Krime nuk është marrë në konsideratë për shkak të politikës së papajtueshme të Rusisë.

Turqia përherë u është gjendur pranë tartarëve të Krimesë, kurse Rusia kërkon ti imponojë botës gënjeshtrat e saj, u shpreh Refat Çubarov.

Sanksionet që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbatojnë ndaj Rusisë për shkak të Krimesë, dalëngadalë po e tregojnë efektin e tyre, tha Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë, Refat Çubarov, ndërsa kërkoi vazhdimin e këtyre presioneve.

Çubarov sqaroi se ndërkohë vazhdojnë përgatitjet për Kongresin e Dytë Botëror të Tartarëve të Krimesë që do të mbahet në Ankara më datat 1-2 gusht, ku do të ketë një pjesëmarrje të madhe në fushën ndërkombëtare.

Në lidhje me kongresin kemi realizuar takime të rëndësishme, u shpreh Çubarov dhe shtoi se janë të kënaqur edhe mirëpresin mbështetjen e Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme