Erdogani: I njëjti gabim bëhet edhe me PYD

“Është e pamundur që rajoni të gjejë qetësinë me anë të imponimeve. Imponimet etnike dhe sektare do të shkaktojnë më shumë gjakderdhje”, tha Presidenti Erdogan në fjalën e mbajtur në një iftar organizuar në kampin e të strehuarve sirianë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve në Mardin të Turqisë

Erdogani: I njëjti gabim bëhet edhe me PYD

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan nuk i la vetëm të strehuarit sirianë në Ditën Botërore të Refugjatëve dhe bëri një vizitë në kampin e ngritur në qytezën Midyat të Mardinit.

Këtu Presidenti Erdoan priti Komisarin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres dhe ambasadoren e vullnetit të mirë dhe aktoren e Hollywoodit Angelina Jolie. Iftarin Erdogan e hapi bashkë me të strehuarit në këtë kamp.

Në fjalën që mbajti në programin e organizuar me rastin e iftarit, ku mori pjesë edhe Guterres, Presidenti Erdoan i bëri një vlerësim situatës së fundit në rajon dhe u ndal në imponimet mbi baza etnike dhe sektare që bëhen ndaj njerëzve të këtij rajoni.

Erdogan uroi që Ramazani të shërbejë për të strehuarit si një rast për t’u bashkuar me të dashurit dhe familjet e tyre. “I lutem dhe kërkoj nga Allahu që ky të jetë Ramazani i fundit që ju e kaloni larg shtëpive tuaja”.

Gabimet që janë bërë në lidhje me Sirinë dhe DAESH-in vazhdojnë të bëhen edhe për PYD-në, u shpreh Erdogan dhe vijoi:

Është e pamundur që rajoni të gjejë qetësinë me anë të imponimeve. Imponimet etnike dhe sektare do të shkaktojnë më shumë gjakderdhje”.

Kreu i shtetit turk kritikoi edhe qëndrimin e Perëndimit ndaj refugjatëve.

“Nuk kemi lënë dhe nuk kemi për të lënë asnjë të vuajtur, të shtypur në kthetrat e tiranisë. Moszgjatja e dorës së ndihmës duke treguar si pretekst të vetëm mirëqenien e popullit të vet, për ne është një krim njerëzor”, theksoi Presidenti Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme