Turqia reagon ndaj deklaratave të kryeministrit belg

Përmes një komunikate me shkrim Ministria e Punëve të Jashtme të Turqia ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel, gjatë një interpelance në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ka thënë se mendon që ngjarjet e vitit 1915 duhen përkufizuar si ‘gjenocid’.

Turqia reagon ndaj deklaratave të kryeministrit belg

Turqia ka reaguar ashpër ndaj Belgjikës, e cila ka përdorur fjalën “gjenocid” për ngjarjet e vitit 1915.

Në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme turke thuhet se deklarata e Kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel, në fjalën mbajtur gjatë një interpelance në Dhomën e Përfaqësuesve në formën “mendoj që ngjarjet e vitit 1915 duhen përkufizuar si ‘gjenocid’, nuk përputhen me të vërtetat historike dhe njëherësh kjo deklaratë nënkupton shkelje të ligjit.

Eksperimentet që bëhen në Belgjikë me qëllim për të siguruar përfitime politike duke “shpifur mbi turqit”, eksperimente ku bëjnë pjesë edhe qarqet politike, të cilat duhet të jenë më të përgjegjshme në veprimet e tyre, përbëjnë një fakt që në brendësi ka edhe dimensionet e racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë, vijon komunikata.

Ky veprim do të ketë efekte negative në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, thekson më poshtë komunikata dhe bën të ditur se një qëndrim i tillë, nga i cili ndjehet i shqetësuar edhe komuniteti turk i Belgjikës, nuk pajtohet as me marrëdhëniet miqësore dhe aleate.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme