Turqia më e lirë se 27 vende evropiane

Niveli i çmimeve në përgjithësi në Turqi është mbi atë të 9 vendeve evropiane dhe poshtë atij të 27 vendeve të tjera evropiane.

Turqia më e lirë se 27 vende evropiane

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) për paritetin e fuqisë blerëse indeksi i nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet që ofrohen në Turqi, gjithnjë duke u mbështetur në të dhënat e vitit 2014, është llogaritur 61.

Kjo shifër tregon se shporta me të njëjtat mallra dhe shërbime ndërkohë që në vendet anëtare të Bashkimit Evropian blihet me 100 euro, në Turqi mund të blihet me 61 euro.

Po ta krahasojmë këtë shifër me atë të vendeve evropiane, shikojmë se vendi që ka indeksin më të lartë të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet e blera në mesin e 37 vendeve gjithsej është Zvicra, me 154, kurse vendi me indeksin më të ulët është Maqedonia me 47.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme