Demirelit i jepet lamtumira e fundit

Presidenti i 9-të i Turqisë, Sulejman Demirel është përcjellë për në banesën e fundit me një ceremoni organizuar sot në Xhaminë Shehriban Hatun në vendlindjen e tij, Islamkoy të rrethit të Spartës.

Demirelit i jepet lamtumira e fundit

Demireli është përcjellë për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore për Presidentin e 9-të të Turqisë, Sulejman Demirel (Süleyman Demirel) është mbajtur sot në Xhaminë Shehriban Hatun të fshatit Islamkoy, ku dhe kishte lindur.

Në vendin ku do të bëhej varrimi fillimisht u hodhën fletë trëndafili. Nga shumë rrethe e provinca të tjera të vendit ishte sjellë tokë, kurse nga disa hidrocentrale u soll ujë për t’u hedhur në varrin e Demirelit.

Namazin e Xhenazes e fali ish-kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Nuri Jëllmaz.

Pastaj trupi i pajetë u varros në tokën e vendlindjes së tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme