Turqi: Vakëfi i Çështjeve Fetare dërgon ndihma në 68 vende

Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) do të zgjasë dorën e ndihmës në 400 rajone të 68 vendeve.

Turqi: Vakëfi i Çështjeve Fetare dërgon ndihma në 68 vende

Autokolona e parë e ndihmave është nisur drejt personave në nevojë.

Këto ndihma do të arrijnë në të katërta anët e botës, Afrikë, Ballkan, Kaukaz, Azi qendrore, Amerika Latine, Azi paqësor e më gjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfit të Dijanetit, İsmail Palokoğlu tha; “Ne jemi gati për Ramazanin. Ne do të vazhdojmë të jemi ura e mirësisë deri sa në të gjithë rruzullin tokësor të mbizotërojë mirësia. Donacionet e bëra nga populli ynë me anë të mesazheve sms ose nëpër banka, do të arrijnë në të katërta anët e botës”.

Vakëfi në fjalë, këtë Ramazan do të shpenzojë 10 milion lira turke për ndihmat drejt njerëzve në nevojë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme