Mesazhe ngushëllimi për Sulejman Demirel

Paria shtetërore ka dërguar mesazhe ngushëllimi për vdekjen e presidentit të 9-të të Turqisë Sulejman Demirel

Mesazhe ngushëllimi për Sulejman Demirel

Pas vdekjes së presidentit të 9-të të Turqisë, Sulejman Demirel, nga shtresa të ndryshme të shoqërisë u dërguan mesazhe të shumta ngushëllimi me në krye shtresën politike të vendit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan me rastin e vdekjes së Sulejman Demirelit publikoi një mesazh ngushëllimi.

Presidenti Erdogan për të ndjerin Demirel në mesazhin e tij thotë se ai ka qenë një person i rëndësishëm në historinë politike të Turqisë. 

Ndërkaq Kryeparlamentari Cemil Çiçek në mesazhin e tij shkruan kështu: "Gjatë jetës tonë ka shumë raste kur ne mund të nxjerrim mësime për jetët e të tjerëve. Kjo është një humbje shumë e rëndësishme". 

Ndërsa Kryeministri Ahmet Davutoglu në mesazhin e tij të publikuar nëpërmjet rrjetit social tha se "Ai ka qenë një burrë shteti, i cili do të përkujtohet gjithmonë për shërbimet që i dha vendit me një jetë të gjatë në politikë dhe me stilin e tij të veçantë" dhe në vijim u shpreh ngushëllime të afërmve, dashamirësve dhe popullit turk. 

Edhe Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu në mesazhin e tij të publikuar nëpërmejt rrejtit social shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit Sulejman Demirel.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme