Davutoglu: Koha e Perëndimit për të kaluar provimin

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu i bëri një vlerësim dënimit me burgim të përjetshëm për spiunazh për Presidentin Muhamed Mursi që ishte zgjedhur me votën e lirë të popullit dhe për dënimin e anëtarëve të tjerë të Vëllazërisë Myslimane.

Davutoglu: Koha e Perëndimit për të kaluar provimin

Kryeministri Davutoglu theksoi se vendet perëndimore janë në një provim dhe shtoi: “Ne do të shohim se çfarë do të bëjë perëndimi në lidhje me vendimet me vdekje për personalitete të rëndësishme të një partie dhe lëvizjeje që nuk ka zbatuar kurrë dhunë”.

“Ne kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë në këmbë kundrejt masakrave, diktaturës dhe regjimeve që shkelin të drejtat e njeriut kudo që të jetë” tha Davutoglu ndërsa shtoi se çfarëdolloj qoftë çmimi i kësaj do të vazhdojnë të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për liritë e popujve vëllezër.

“Ato media ndërkombëtare që kanë vënë në objektivë presidentin tonë dhe që pretendojnë “diktaturë”, të shohim se si do të sillen tani përballë atyre që po ndoshin sot në Egjipt. Tani do të shohim nëse çështja e tyre është demokraci apo përfitim” tha Kryeministri Davutoglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme