Turqia nuk qëndron e heshtur përpara dramës njerëzore

Rreth 4 mijë sirianë që u arratisën nga qyteti Tel Abyad i Sirisë pas bombardimit të forcave të koalicionit, në mënyrë të kontrolluar kanë kaluar kufirin e Turqisë.

Turqia nuk qëndron e heshtur përpara dramës njerëzore

Sirianët e arratisur nga qyteti Tel Abyad hynë në Turqi nga porta kufitare, Akçakale.

Në fillim u transportuan të plagosurit në gjendje të rëndë.

Pas kalimit nga X-ray dhe pas regjistrimeve përkatëse për arsye sigurie, fëmijëve ju bë vaksina e fruthit. Më pas të strehuarit u shpërndanë nëpër kampet në Turqi.

Ndërkaq vazhdojnë ende dyndjet përkundrejt kufirit turk.

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, u takua në Stamboll me anëtarët e Kuvendit të Parlamentarëve të Këshillit të Evropës të cilët kanë ardhur në Turqi për të inspektuar punimet në lidhje me të strehuarit sirianë.

Ministri turk, gjatë këtij takimi dha mesazhin “barra duhet ndarë”.

Parlamentarët evropianë sot do të vizitojnë kampet në Gaziantep dhe Kilis.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme