Turqi: Këshilli i parë i Ministrave pas zgjedhjeve të 7 qershori

Këshilli i Ministrave, për herë të parë pas zgjedhjeve të përgjithshme legjislative në Turqi, do të zhvillojë mbledhjen e parë nën kryesimin e Kryeministrit Ahmet Davutoglu.

Turqi: Këshilli i parë i Ministrave pas zgjedhjeve të 7 qershori

Në këtë mbledhje do të trajtohen çështjet e ekonomisë, zhvillimet në kufirin e Sirisë si dhe temat e sigurisë pas zgjedhjeve.

Zv/Kryeministri Numan Kurtulmuş, Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneralarmate Necdet Özel, Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneralarmate Hulisi Akar, do të japin informacione në lidhje me zhvillimet në kufirin e Sirisë.

Zv/Kryeministri Ali Babacan, do ti japë informacion kabinetit në lidhje me zhvillimet ekonomike kurse Ministri i Brendshëm Sebahattin Öztürk do të japë informacion për temat e sigurisë pas zgjedhjeve në vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme