Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Drejtuesit e Unionit të Arsimtarëve të Turqisë vizitojnë Shkupin

Kreu i Sindikatave të Nëpunësve Publikë dhe i Sindikatës Unioni i Arsimtarëve të Turqisë (Memur-Sen dhe Eğitim-Bir-Sen), Ali Yalçın në Shkup u takua me fëmijët jetim

Drejtuesit e Unionit të Arsimtarëve të Turqisë vizitojnë Shkupin

Kreu i Sindikatave të Nëpunësve Publikë dhe i Sindikatës Unioni i Arsimtarëve të Turqisë (Memur-Sen dhe Eğitim-Bir-Sen), Ali Yalçın, realizoi një takimi në një drekë me fëmijët jetimë në Shkup në kuadër të projektit “Çdo klasë ka një vëlla jetimë".

Në fjalimin e tij ai tha se: "Këta të rinj janë një përgjegjësi e dhënë ndaj nesh që jemi individ përgjegjës të familjes njerëzore dhe ata janë fëmijët tanë. Disa prej tyre ndoshta nuk kanë nënën apo babanë, por ata kanë këtu 150 xhaxhallarë, vëllezër të mëdhenj e motra".

Ali Yalçın dhe shoqëruesit e tij të ndodhur në Shkup për takimin e 31-të të kryetarëve të Këshillit Eğitim-Bir-Sen, kanë patur takime të ndryshme, ndërsa në kuadër të projektit “Çdo klasë ka një vëlla jetimë", janë takuar në një drekë me fëmijët jetimë.

Yalçın, i cili ka vënë në dukje se projekti është zhvilluar nga Ministria e Arsimit, Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, Eğitim-Bir-Sen dhe Fondacioni i Ndihmave Humanitare (IHH), ka theksuar se paratë e mbledhura nga kursimet e fëmijëve në Turqi kanë ndihmuar jetimët në klasat simotra.

Ai ka theksuar se ka sjellë përshëndetjet e vëllezërve nga Turqia, ndërsa u shpreh se "nxënësit në Turqi morën dëftesat. Edhe ne ndodhemi këtu me të rinjtë tanë me jetimët tanë për ti dhuruar ndihmat arsimore dhe çantat. Këta të rinj janë një përgjegjësi e dhënë ndaj nesh që jemi individ përgjegjës i familjes njerëzore, ata janë fëmijët tanë. Disa prej tyre ndoshta nuk kanë nënën apo babanë, por ata kanë këtu 150 xhaxhallarë, vëllezër të mëdhenj, motra"

Yalçın, duke vënë në dukje se sindikata përpiqet të ndihmojë atje ku ka nevojë, u shpreh se ndërtimi i komplekseve dhe jetimoreve në Ankara janë duke vazhduar, gjithashtu edhe iniciativat për ndërtimin e shkollave dhe të spitaleve në Palestinë.

- Thirrje për bashkëpunim nga ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi-

Yalçın dhe grupi shoqërues janë takuar edhe me ministrin e Arsimit të Maqedonisë Abdilaqim Ademi ku në takim Ministri Ademi ka kërkuar bashkëpunimin e Memur-Sen me sindikatat rajonale në Maqedoni. Ademi duke theksuar se bashkëpunimi në fushën e arsimit duhet të vazhdojë duke u rritur, ka pohuar se ata dëshirojnë të mbështesin sindikatën në punimet e tyre në vend.

Ndërsa Yalçın duke shprehur rëndësinë që Turqia i kushton Maqedonisë, ka theksuar se dëshira e Turqisë është të ketë një Maqedoni të fuqishme.

- "Universiteti Ballkan ka një funksion të madh në transmetimin kulturor"-

Yalçın, gjithashtu ka vizituar edhe Universitetin Ndërkombëtarë Ballkanik ku dhe ka patur një takim me Rektorin Prof. Dr. Şinasi Gündüz ku ai ka theksuar se Universiteti i tyre është një projekt i Turqisë dhe tërhoqi vëmendjen se Universiteti është i vetmi institucion i arsimit të lartë që nuk ka qëllime fitimi dhe se në këtë projekt ndërkombëtarë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka patur një kontribut të madh.

Gündüz, duke vënë në dukje se ndërtimi i godinave të kampusit universitar është ende në vazhdim ka theksuar se Universiteti nuk ka lidhje me asnjë bashkësi apo kompani private dhe se për këtë arsye është e rëndësishme ndihma dhe mbështetja e donatorëve.

Edhe Yalçın duke theksuar se ata janë të emocionuar që Universiteti do të ketë një kampus të madh u shpreh se: "Në transmetimin kulturor Universiteti Ballkanik ka një funksion të madh. Universitetet krahas TIKA-s, Institutit “Yunus Emre”, Organizatave të punës dhe shoqërisë civile në Turqi, duke u hapur në këto gjeografi duhet të kontribuojnë duke shtuar klimën e vëllazërisë".

Yalçın gjithashtu ka vizituar edhe Institutin “Yunus Emre” ku ka marrë informacione rreth aktiviteteve nga Zv. Drejtori Fuat Korkmaz i cili i ka pohuar se instituti i tyre ndiqet edhe nga nxënësit turq në Maqedoni dhe se numri i nxënësve nga 45 që ka qenë në vitin 2008 tashmë është rritur në 3 mijë e 500.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme